Bien vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar/ Raportohen 338 viktima në 24 orë nga koronavirusi

Bien vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar/ Raportohen 338 viktima në 24 orë nga koronavirusi

16:22, 21/05/2020
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve të përditshme të koronavirusit në Britani ra përsëri sot ,ndërsa shefat e shëndetësisë njoftuan 338 viktima të tjera, ku numri zyrtar i viktimave tani i ka tejkaluar 36,000.

Numri i raportuar nga Departamenti i Shëndetësisë, i cili merr parasysh vdekjet në të gjitha mjediset - është shifra më e ulët e regjistruar të enjten që nga 26 mars (103) dhe është edhe më e ulët se numri i djeshëm i 363, raporton Dailymail.

Të dhënat e qeverisë të publikuara sot treguan se 2,615 njerëz të tjerë kanë rezultuar positive me COVID-19, duke konfirmuar një çerek milion (250,908) të infektuar.

Londra ka diagnostikuar më shumë se 100 raste të COVID-19 brenda një dite.

Shifra premtuese tregon një rënie mahnitëse nga kulmi i shpërthimit, kur në ditën më të keqe të qytetit në 2 prill, 1.024 njerëz testuan pozitivi për sëmundjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco