Një në gjashtë fëmijë spanjollë kaloi depresion gjatë pandemisë

Një në gjashtë fëmijë spanjollë kaloi depresion gjatë pandemisë

14:18, 21/05/2020
A+ Aa A-

Madrid - Thuajse një në gjashtë fëmijë spanjollë është ndier i dëshpëruar gjatë krizës së koronavirusit kurse ata më të varfrit, e kanë  vuajtur më keq, tha një organizatë bamirëse të enjten.

Spanja ka pasur një nga kufizimet më të rrepta në botë, përfshirë mbajtjen e fëmijëve mbyllur me javë të tëra, për të frenuar epideminë që ka vrarë afro 28,000 njerëz.

“Save the Children” tha se sondazhi i saj në prill tregoi se ndërsa bllokimi i dha mundësinë shumë familjeve të kalonin më shumë kohë së bashku, ende 17% e fëmijëve u ndien në depresion shpesh ose çdo ditë dhe vështirësitë e reja ekonomike  zgjeraun pabarazitë.

Në familjet më në nevojë, 32.3% e fëmijëve përpëliteshin për të fjetur, ndërsa 30.1% kishin frikë nga sëmundja COVID-19 - gati një e treta më shumë sesa në familjet më pak të rrezikuara.

Ata më të varfrit  u ankuan më shumë, sipas anketës së më shumë  1800 familjeve dhe fëmijëve

“Save the Children” thanë se një nga katër familje të cenueshme ka pësuar humbjen e punës ose zvogëlimin e të ardhurave, duke rritur tensionin dhe pasigurinë te fëmijët. Në disa raste, familjeve iu është dashur ta ndajnë strehën me të huaj për të ulur koston e qirasë.

"Të qenit i izoluar në banesa shumë të vogla me njerëz që nuk janë pjesë e familjes tuaj është në të vërtetë një rrezik sepse këto familje po përballen me dy lloje stresi. Ata kanë humbur punën e tyre pasi nuk mund të punojnë dhe janë të izoluar në vende shumë të vogla, "i tha Reuters, Andres Conde, kreu i “Save the Children” në Spanjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco