Italia regjistron numër të lartë infeksionesh dhe viktimash në 24 orët e fundit

Italia regjistron numër të lartë infeksionesh dhe viktimash në 24 orët e fundit

18:20, 20/05/2020

Në 24 orët e fundit, Italia vazhdon të regjistrojë viktima e raste pozitive me COVID-19, duke konfirmuar 161 viktima dhe 665 raste pozitive më shumë.

Në një dalje para mediave, kryeministri italian Giuseppe Conte i ka bërë thirrje qytetarëve italianë të tregojnë kujdes e të evitojnë festat e grumbullimet.

"Nuk është koha për party, ndryshe kurba e pandemisë rrezikon të ngrihet" - ka deklaruar ai në një dalje për mediat.

Persona aktivë të infektuar me koronavurs janë 62,752.

Nurmi i përgjithsëm i viktimave është deri më sot 32,330 e numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë ka arritur në 227,364.

Në rritje është çdo ditë edhe numri i personave të shëruar nga koronavirusi.

Dita e sotme ka regjsitruar 2,881 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 132,282.

Në repartet spitalore numri i pacientëve është reduktuar në 9,654 e në repartet e terapisë intesive janë të shtruar 676 pacientë.

Rajonet Bolzano, Umbria, Valle D'Aosata, Basilicata, Molise nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv në 24 orët e fundit.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia numri i viktimave në 24 orët e fundit është 65 duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 15,662.

Tampone të kryera deri më sot në Itali janë 3,171,719.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco