Britania njofton rënie të vdekjeve/ Raportohen 134 viktima të tjera nga COVID-19

Britania njofton rënie të vdekjeve/ Raportohen 134 viktima të tjera nga COVID-19

16:28, 18/05/2020
A+ Aa A-

Në Britani, numri i vdekjeve nga koronavirusi vazhdoi trendin e tij në rënie, pasi zyrtarët njoftuan 134 viktima të tjera, duke e rritur numrin zyrtar të vdekjeve më shumë se 35,000.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk kanë zbuluar ende numrin përfundimtar, i cili ka të ngjarë të jetë më i lartë, raporton Dailymail.

NHS Anglia sot regjistroi 122 vdekje të tjera në spitale. Skocia njoftoi vetëm dy vdekje të tjera, ndërsa Uellsi kishte katër dhe Irlandën Veriore gjashtë në të gjitha mjediset.

Zyrtarët deklaruan dje 170 vdekje të reja, raporti më i ulët që nga 24 marsi - një ditë pasi Kryeministri Boris Johnson njoftoi bllokimin.

Në krahasim, 210 vdekje u regjistruan të hënën e kaluar, si dhe 288 në të njëjtën ditë një javë më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco