Greqia hap vendet arkeologjike

Greqia hap vendet arkeologjike

12:41, 18/05/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 200 vende arkeologjike në Greqi janë rihapur më 18 maj sipas Ministrisë së Kulturës.

Vendet arkeologjike janë kategoria e parë e vendeve kulturore që kthehen në funksionimin normal, pasuar nga kinematë verore më 1 qershor, muzetë në 15 qershor dhe aktivitetet artistike më 15 korrik, siç ka njoftuar ministrja e Kulturës, Lina Mendoni.

Ata do të jenë hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 20:00 pasdite me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, sipas udhëzimeve të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Këto përfshijnë mbajtjen e distancës prej 1.5 metrash, sigurimin e numrit maksimal të vizitorëve për vendin arkeologjik, shënimin e rrugëve të sigurta, ndarjen e hyrjes dhe daljes e deri edhe vendosjen e paneleve ndarëse me pleksiglas nëse është e nevojshme.

Do të ketë rregulla të veçanta për ambientet sanitare. Rekomandohet gjithashtu përdorimi i një maskë mbrojtëse, si dhe përdorimi i dezinfektuesve të duarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco