Pandemia/ Mbi 4.8 milionë të infektuar në të gjithë botën me koronavirus

Pandemia/ Mbi 4.8 milionë të infektuar në të gjithë botën me koronavirus

12:29, 18/05/2020
A+ Aa A-

Numri i personave të infektuar me koronavirusin në të gjithë botën ka shkuar tashmë në mbi 4.8 milionë.

Sipas të dhënave të pasqyruara në ëorldometers, deri më tani rezultojnë si të infektuar me virusin korona, 4,819,277 persona në të gjithë globin.

Ndërsa, si pasojë e Covid-19, deri më tani e kanë humbur jetën 316,959 persona në të gjithë botën. Ndërsa, betejën me koronavirusin deri më tani e kanë fituar pothuajse 1.9 milionë persona globalisht.

Vendi më i prekur nga pandemia rezulton të jetë SHBA me mbi 1.5 milion të infektuar dhe 90,980. Vendi i dytë tashmë është Rusia ku numërohen 290,678 të infektuar dhe 2,722 viktima.

Ndërsa, në vendin e tretë mbetet Spanja me 277,719 të infektuar dhe 27,650 viktima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco