Këshillat zyrtare për beqarët: Gjeni një mik me ‘përfitime reciproke’ për të përballuar izolimin

Këshillat zyrtare për beqarët: Gjeni një mik me ‘përfitime reciproke’ për të përballuar izolimin

17:45, 15/05/2020
A+ Aa A-

Gratë dhe burrat beqarë në Hollandë, këshillohen të gjejnë një ‘seksbuddy’ (mik të seksit) pas kritikave ndaj rregullave që tregojnë se vizitorët në shtëpi duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash gjatë bllokimit të koronavirusit.

Në një ndërhyrje tipike me mendje të hapur, udhëzimet zyrtare nga Instituti Kombëtar Hollandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisi (RIVM) është ndryshuar për tu sugjeruar atyre që nuk kanë një partner të përhershëm seksual, të realizojnë një marrëveshje reciproke të kënaqshme me individë me mendje të njëjtë, raporton TheGuardian.

Me këshillën e shkencëtarëve në RIVM, Hollanda ka qenë në një "bllokim inteligjent" që nga 23 marsi, duke lejuar deri në tre vizitorë në shtëpi me kushtin e rreptë që ata të mbajnë distancën e tyre.

"Diskutoni se si ta bëni më mirë këtë gjë," sugjeron RIVM. "Për shembull, takohuni me të njëjtin person për të patur kontakte fizike ose seksuale me kusht që të mos keni sëmundje. Sa më shumë njerëz të takoni, aq më e madhe është shansi për (përhapjen) e koronavirusit. "

RVIM gjithashtu ka këshilla për ata që janë në një lidhje me dikë të infektuar nga koronavirusi ose në karantinë me simptoma të dyshuara të sëmundjes.

"Mos bëni seks me partnerin tuaj nëse janë izoluar për shkak të infeksionit (të dyshuar) të koronavirusit," thotë RVIM.

"Seksi me veten ose me të tjerët në distancë është i mundur (mendoni të tregoni histori erotike, duke masturbuar së bashku)".

Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria paralajmëroi që në fillimin e bllokimit të saj që çiftet që nuk bëjnë bashkëjetesë ose nuk duhet të takohen fare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco