Bien sërish vdekjet në Britaninë e Madhe/ Konfirmohen 384 viktima në 24 orët e fundit

Bien sërish vdekjet në Britaninë e Madhe/ Konfirmohen 384 viktima në 24 orët e fundit

16:38, 15/05/2020
A+ Aa A-

Zyrtarët britanikë kanë njoftuar sot vdekjen e 384 pacientëve të tjerë me koronavirus, përfshirë një 15-vjeçar, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të vendit ka shkuar në 33.998 në një nga rritjet më të vogla një ditore që nga fillimi i prillit, raporton Dailymail.

Të dhënat vijnë pasi Universiteti i Kembrixhit dhe Shëndetit Publik në Angli kanë sugjeruar se rreth 12 përqind e të gjithë njerëzve në Angli - 6.6milion - kanë pasur virusin tashmë dhe janë rikuperuar pa u testuar.

Statistikat e ndara të publikuara sot nga Zyra e Statistikave Kombëtare treguan se koronavirusi vrau më shumë njerëz sesa kanceri, sëmundjet psikike dhe sëmundjet e zemrës të kombinuara në muajin prill, duke rezultuar në vdekjen e 27.764 njerëzve.

Të dhënat tregojnë se 33.841 njerëz vdiqën me koronavirus midis 1 marsit dhe 30 prillit në Angli dhe Uells - ky është numri më i lartë se shifra zyrtare e Qeverisë sepse numëron njerëzit edhe nëse nuk janë testuar, gjë që Departamenti i Shëndetësisë nuk e bën.

Virusi ende besohet të përhapet më shpejt në shtëpitë e kujdesit sesa në komunitetin e përgjithshëm dhe kulmi i vdekjeve të banorëve të shkaktuar nga COVID-19, duket se ka arritur kulmin më vonë sesa në spitalet, duke sugjeruar se ato do të vazhdojnë për më gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco