Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Francë: më 16 maj, rihapet Shenjtërorja e Lurdës Shpella e Lurdës

Francë: më 16 maj, rihapet Shenjtërorja e Lurdës

14:48, 15/05/2020
A+ Aa A-
E mbyllur për dy muaj për shkak të pandemisë së coronavirusit, Shenjtërorja e Lurdës do të rihapet nesër, por vetëm për shtegtarët, që vijnë nga zona, me distancë 100km. Të reja, edhe rregullat: vizitat do të mund të bëhen vetëm pasdite, duke respektuar të gjitha normat e Covid-19. Akoma të ndaluara, meshët me popull, njofton Vatikani.

“Një shenjë e madhe shprese”: kështu e quan imzot Oliver Ribadeau Dumas, rektor i Shenjtërores mariane të Lurdës, në Francë, hapjen e pjesshme të vendit të kultit, parashikuar për nesër, 16 maj. E mbyllur për dy muaj, për shkak të pandemisë së coronavirusit, Shenjtërorja do t’i hapë përsëri dyert vetëm për shtegtarët, që vijnë nga rrethinat, me distancë deri në 100 km.

Rregullat e reja, për t’u respektuar

Pas mbylljes më të gjatë në histori, vendi i kultit, që përkujton dukjet e Virgjërës Mari Bernardetës Soubirous, do t’i rihapë portat me nëntë rregulla. Ndërmjet tyre:

“Vizitat do të jenë të mundura vetëm pasdite, nga ora 14.00 deri në 18.00; mund të hyjnë vetëm grupe prej dhjetë shtegtarësh, me maska, për të qëndruar vetëm 30 minuta. Nuk lejohet hyrja në Shpellën e Dukjeve, por mund të qendrohet para saj e mund të merret edhe ujë nga burimi. Duhet pritur akoma, për të ndjekur Meshë me popull”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco