Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Shpërthim në një fabrikë kimikatesh në Venecia

Shpërthim në një fabrikë kimikatesh në Venecia

14:34, 15/05/2020
A+ Aa A-

Pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur brenda fabrikës së kimikaleve në zonën industriale në Venecia,  mediat lokale u kanë bërë apel banorëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të mbyllin dritaret, për shkak të tymit të zi që është ngritur mbi qiellin e këtij qyteti italian.

Siç raporton Reuters, një punonjës i fabrikës është lënduar si rezultat i shpërthimit në Porot Margera, që është vetëm pak kilometra larg pjesës historike të Venedikut.

Pamjet e publikuara shfaqin autoambulancat, veturat e zjarrfikësve si dhe një re të madhe tymi të zi që ishte ngritur lart në qiell.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit që ndodhi në këtë fabrikë, derisa policia ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco