Pandemia/ Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 maj

Pandemia/ Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 maj

11:22, 04/05/2020
A+ Aa A-

Japonia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 maj për shkak të situatës nga koronavirusi.

Vendimi është konfirmuar nga kryeministri Shinzo Abe, pas mbledhjes së qeverisë.

Vendi deri më tani ka shmangur një shpërthim të gjerë të virusit, por ende ka rreth 15,000 raste të konfirmuara dhe 487 viktima nga Covid-19.

Vëzhguesit kanë paralajmëruar se nuk ka testime të mjaftueshme.

Gjendja e mëparshme  e jashtëzakonshme mbaronte të mërkurën e 6 majit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco