Trump thotë se deri në 100,000 amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi

Trump thotë se deri në 100,000 amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi

10:22, 04/05/2020
A+ Aa A-

Uashington - Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se ai tani beson që rreth 100,000 amerikanë mund të vdesin në pandeminë e koronavirusit, pasi numri i vdekjeve i kaloi vlerësimet e tij të mëparshme, por tha se ai ishte i sigurt se një vaksinë do të zhvillohej deri në fund të vitit .

Trump alternoi gjatë një interviste  dyorëshe të transmetuar nga Fox Neës, parashikimin e një rikuperimi të shpejtë për ekonominë e SHBA dhe hedhjen e fajit për përhapjen e pandemisë mbi Kinën, nga ku sëmundja besohet se e ka origjinën.

Sëmundja COVID-19, e shkaktuar nga koronavirusi i ri, ka sëmurë më shumë se 1.1 milionë persona në Shtetet e Bashkuara dhe ka vrarë më shumë se 67,000 amerikanë, duke mbyllur shoqërinë, përfshirë shumicën e shkollave dhe bizneseve/

"Ne do të humbasim diku nga 75,80 deri në 100,000 njerëz. Kjo është një gjë e tmerrshme, "tha Trump, i cili pak kohë më parë të premten kishte thënë se shpresonte që më pak se 100,000 amerikanë do të vdisnin.

Rreth gjysma e shteteve tani janë duke bërë heqjen e pjesshme të kufizimeve pasi numri i rasteve të reja të sëmundjes COVID-19 ka filluar të bjerë ose të nivelohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco