U përball me vdekjen nga koronavirusi, Johnson ka një thirrje për të gjithë botën...

U përball me vdekjen nga koronavirusi, Johnson ka një thirrje për të gjithë botën...

09:29, 04/05/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Britanik, Boris Johnson tha se është ‘njerëzimi kundër virusit’, ndërsa pritet të organizojë sot një konferencë ndërkombëtare për të drejtuar garën për trajtime koronavirus, teste dhe vaksina.

Johnson do të nxisë vendet që “të bëhen bashkë” dhe të bashkojnë ekspertizën e tyre, pasi ato merren me ‘përpjekjen më të ngutshme të jetesës së përbashkët.

Konferenca e sotme e e bashkë-organizuar nga Britania e Madhe dhe tetë vende dhe organizata të tjera, synon të sjellë më shumë se 6.6 miliardë dollarë në fonde për të mbështetur reagimin global ndaj pandemisë koronavirus.

Mbretëria e Bashkuar është zotuar të japë 388 milion dollarë në fonde për ndihmë për kërkime për teste, trajtime dhe vaksina, pjesë e një angazhimi prej 744 milion £ për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë dhe të mbështesin ekonominë globale gjatë kësaj periudhe të pasigurisë së përhapur.

Johnson, i cili u infektua edhe vetë nga koronavirusi në Mars, shkroi në rrjtet sociale: ‘Për të fituar këtë betejë, ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një mburojë të padepërtueshme për të gjithë njerëzit tanë dhe kjo mund të arrihet vetëm duke zhvilluar dhe prodhuar në masë një vaksinë .Sa më shumë të bëhemi bashkë dhe të ndajmë ekspertizën tonë, aq më shpejt shkencëtarët tanë do të kenë sukses.Gara për të zbuluar vaksinën për të mposhtur këtë virus nuk është një konkurs midis vendeve por përpjekja më e ngutshme e përbashkët e jetës sonë. Është njerëzimi kundër virusit, ne jemi në këtë bashkë dhe së bashku do të fitojmë ‘.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco