Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Trazirat në burgun e Venezuelës lënë 46 të vdekur e 60 të plagosur

Trazirat në burgun e Venezuelës lënë 46 të vdekur e 60 të plagosur

09:10, 04/05/2020
A+ Aa A-

Caracas, Venezuela -Gjatë një trazire në një burg në perëndim të Venezuelës - qytetin Portuguesa - simbas axhensive të lajmeve amerikane , thuhet se të paktën ka lënë 46 të burgosur të vdekur dhe 60 të plagosur. Lajmin për agjensinë AP e konfirmojë një grupi të të drejtave të njeriut në Venezuala dhe një ligjvënës i opozitës që foli në kushte anonime.

Nga Beqir SINA - Dallas Tx

Beatriz Giron, drejtor i Observatorit të Burgjeve Venezuelës i cili mbron të drejtat e të burgosurve, tha se 46 trupa ishin identifikuar pas incidentit të Premten në burgun e Los Llanos.

Ai tha po ashtu për Asociated Press se “Burgjet e Venezuales janë nga më famëkeqe për nivele ekstreme dhune dhe kushte të këqija në Amerikën e Jugut”

Ministria e burgjeve të vendit, Iris Varela, i tha gazetës lokale “Ultimas Noticias” se të Premten incidenti rezultoi fatal - shkas simbas tij ka qenë një përpjekje për arratisjeje masive dhe se me këtë rast edhe drejtori i burgut ishte qëlluar dhe plagosur.

Gjithmon duke ju referuar AP, thuhet se Vareka nuk dha një numër vdekjesh, dhe ministria e informacionit e Venezuelës nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me incidentin.

    Maria Beatriz Martinez, një ligjvënëse e opozitës nga Portuguesa, tha se trazirat e pasuara erdhën pas një ndalimi të anëtarëve të familjes të të burgosurve që t’ju sjellë atyre ushqime gjatë vizitës, gjë që është e zakonshme në burgjet e Venezuelës.

    Autoritetet vendase thanë se : “Kufizimet e vizitave gjatë kësaj periuedhe janë pjesë e përpjekjes së vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në burgjet e tij të mbipopulluara.”

    Mirëpo gjithmonë simbas axhensisë amerikane të lajmeve Asociated Press thuhet se kufizime të tilla kanë shkaktuar trazira edhe në burgjet në disa vende, të botës përfshirë Italinë. Në Argjentinë, të burgosurit u rebeluan muajin e kaluar duke kërkuar që disa të burgosur të lirohen nga frika e infeksionit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco