Numri i rasteve me COVID-19 rritet në katër shtete arabe

Numri i rasteve me COVID-19 rritet në katër shtete arabe

08:11, 04/05/2020
A+ Aa A-

Stamboll-  Autoritetet shëndetësore në katër vende arabe raportuan raste dhe vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite konfirmoi tetë vdekje të reja nga koronavirusi më 3 maj, duke e çuar në 184 numrin e përgjithshëm të viktimave. Ministria po ashtu konfirmoi 1.552 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 27.011. Gjithsej 4.137 pacientë janë shëruar në këtë vend.

Autoritetet shëndetësore në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se shtatë persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 126. Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është 14.163, me 564 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit. 

Në Kuvajt, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi pesë vdekje të reja, duke e çuar në 38 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Rastet e konfirmuara në këtë vend janë rritur në 4.983, ndërsa numri i të shëruarve në 1.776.

Në Katar, autoritetet shëndetësore konfirmuan 679 raste të tjera të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 15.551. Gjithsej 1.644 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.4 milionë, me rreth 245 mijë të vdekur dhe mbi 1.1 milion të shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco