Të rejat më të fundit mbi përhapjen e koronavirusit në mbarë botën Njerëzit vizitojnë Memorialin thuajse bosh, tek nje nga Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork

Të rejat më të fundit mbi përhapjen e koronavirusit në mbarë botën

07:36, 04/05/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 3,52 milionë njerëz janë raportuar se janë infektuar nga koronavirusi globalisht dhe 246.910 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters deri në ora 0200 GMT të hënën.

EVROPA

 Qeveria britanike kishte një plan në rast emergjence nëse vdiste kryeministri Boris Johnson, kur ai luftonte me COVID-19 në kujdesin intensiv muajin e kaluar, siç vet ai e njoftoi në një intervistë për gazetën The Sun.

Rastet e konfirmuara në Gjermani u rritën me 679 dhe vdekjet me 43. Në total, ky shtet regjistron 163.1175 të infektuar dhe 6.692 vdekje.

 Rusia regjistroi rritjen e saj më të lartë ditore në raste të konfirmuara me 10.633 infeksione të reja, duke e çuar totalin në 134.687.

Udhëtarët që vijnë në Francë nga një vend në zonën e hapur pa kufij Shengen ose nga Britania do të përjashtohen nga një karantina e planifikuar e detyrueshme dy javore.

Serbia do të përfundojë gjendjen e saj të jashtëzakonshme javën e ardhshme.

AMERIKAT

 Më shumë se 1.16 milion njerëz janë infektuar në Shtetet e Bashkuara dhe 67.821 kanë vdekur, sipas një raporti Reuters, që nga 0200 GMT të hënën.

 Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se kishte "një sasi të konsiderueshme të provave" që koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez.

 Numri ditor i vdekjeve në Kanada u rrit ën 5% në një shenjë tjetër se shpërthimi e kishte kapur kulmin.

Brazili raportoi 4588 raste të reja dhe 275 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Meksika raportoi 1.383 raste të reja dhe 93 vdekje të tjera të Dielën.

AZI – PAQESORI

Kina raportoi tre raste të reja më 3 maj, dy më shumë se një ditë më parë. Rastet totale në Kinë  arritën në 82.880 dhe numri i vdekjeve mbeti në 4633.

 Kryeministri japonez Shinzo Abe është I vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit deri në fund të majit.

Australia raportoi 26 raste të reja, përfshirë një djalë shtatë vjeçar, në tre shtete, hopi më i madh ditor në dy javë.

 Zelanda e Re nuk regjistroi asnjë rast të ri për herë të parë që nga 16 marsi.

LINDJA E MESME DHE AFRIKA

Jordania tha se i kishte hequr të gjitha kufizimet në aktivitetin ekonomik.

 Qendrat tregtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Abu Dhabi filluan rihapjen për një numër të kufizuar klientësh.

 Kutitë e testeve të përdorura në Tanzani u hodhën poshtë si të gabuara nga Presidenti John Magufuli, pasi ata kishin treguar rezultate pozitive në mostrat e marra nga një dhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco