Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Presidenti Trump: Mendoj se do ta kemi vaksinën nga fundi i vitit

Presidenti Trump: Mendoj se do ta kemi vaksinën nga fundi i vitit

07:20, 04/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Trump dha një intervistë të posaçme drejtuesve të emisioneve televizive të rrjetit Fox News, Bret Baier dhe Martha MacCallum, në të cilën u shpreh në favor që shtete të ndryshme të marrin vendime të ndryshme se kur mund ta rihapin ekonominë.

Ai gjithashtu parashikoi se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati në dhjetor.

“Mendoj se do ta kemi vaksinën nga fundi i vitit”, u tha Trump dy gazetarëve duke thënë se kishte shumë besim se do të realizohej.

I pyetur për shqetësimet e provave të parakohshme me njerëz, Presidenti u përgjigj: “Jo, sepse ata kanë dalë vullnetarë. E dinë se çfarë po bëjnë… Duan të ndihmojnë procesin”.

Ky afat i dhënë nga Presidenti Trump është shumë më i aftërt se çfarë thonë ekspertë të sektorëve privatë dhe publikë, shumica e të cilëve besojnë se vaksina nuk do të jetë gati pa kaluar 18 muaj.

    Mirëpo, Trump është afër këtu me Dr. Anthony Fauci, drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, që është shprehur se vaksina mund të jetë gati edhe në janar, nëse çdo gjë shkon mirë.

    Trump tha gjithashtu se SHBA parashikoi se SHBA – brenda dy vitesh – nuk do të varej më nga Kina për prodhimin e antibiotikëve.

    Nga ana tjetër, ai parashikoi që deri edhe në 100,000 amerikanë mund të vdesin nga COVID-19, një shifër më e lartë nga 60,000 që kishte parashikuar muajin e karuar. Mirëpo, ai tha se administrata e tij ka meritën se pse nuk do të vdesin miliona, për shkak se mori masat e duhura në kohë.

    Ai hodhi poshtë kritikat e Demokratëve sipas të cilëve ai e injoroi rrezikun e virusit dhe vonoi masat për ta përballuar atë.

    Presidenti Trump fajësoi përsëri Kinën se kishte keqinformuar botën për përhapjen e koronavirusit. “Personalisht mendoj se bënë në gabim të madh dhe nuk deshën ta pranonin”, tha ai. Për Organizatën Botërore të Tregëtisë, ai tha se kishte marrë të mirëqena deklaratat e Kinës dhe e kishte ndihmuar për të fshehur të vërtetën. “Çdo gjë që kanë thënë ka qenë gabim. Janë Kino-centrikë. Bien dakord më Kinën çfarëdo që do të bëjë Kina. Kurse vendi ynë, në budallallëk si po del tani, kapaguar 450 milionë dollar në vit për Organizatën Botërore të Tregëtisë. Dhe Kina ka paguar vetëm 38 milionë në vit… Kështu që do të marr  një vendim për këtë…. Kanë gabuar në çdo hap”. (Ruben Avxhiu, Illyria)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco