FOTO/ Duke përplasur tenxherë dhe tiganë, zviceranët demonstruan për 1 Majin

FOTO/ Duke përplasur tenxherë dhe tiganë, zviceranët demonstruan për 1 Majin

13:31, 02/05/2020
A+ Aa A-

Me fishkëllima, instrumente frymore, me tenxhere e tigane, njerëzit demonstruan nga shtëpitë e nga ballkonet e tyre, duke kërkuar për paga më të mira.

Jo vetëm në Prishtinë u protestua me zhurmë lugësh e tenxheresh nga ballkonet. Kjo ndodhi dje edhe në Zyrih, shkruan albinfo.ch.

Mëngjesin e të premtes pati shumë zhurmë në qarkun 4 të Zyrihut, e njohur si lagje ku mbizotërojnë të majtit: PS dhe Partia e Gjelbër.

Me fishkëllima, instrumente me frymë, me tenxhere e tigane, ata demonstruan, pasi sindikatat e kantonit të Zyrihut e kishin organizuar këtë demonstrim të llojit të veçantë, duke iu përshtatur kushteve të lëvizjes së kufizuar të shkaktuar nga masat kundër koronavirusit.

    Ndonëse në numër të vogël, disa demonstrues janë parë edhe në Helvetiaplatz,  ku fillojnë tradicionalisht aktivitetet e 1 majit në Zyrih. Në kushte normale, në këtë dhe sheshe të tjera të qytetit, grumbullohen mbi dhjetë mijë demonstrues.

    Grupe të vogla qëndruan në distancë, tundën flamuj të kuq ose tundën zile. E gjithë kjo është bërë nën vëzhgimin nga afë pre Policisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco