Spanja nis të dalë jashtë, lehtësohet karantina

Spanja nis të dalë jashtë, lehtësohet karantina

10:39, 02/05/2020
A+ Aa A-

Njerëzit kanë nisur të dalin shëtitje, të vrapojnë dhe të lëvizin me biçikleta në rrugët e Spanjës për herë të parë pas shumë javësh.

Kufizimet e rrepta në vend kanë nisur të lehtësohen.

Vendimi i lejon të rriturit që të dalin jashtë për ushtrime, ndërsa një javë më parë u lehtësuan rregullat edhe për fëmijët.

Spanja ka vuajtur një nga shpërthimet më të këqija të epidemisë- me mbi 213 mijë raste dhe mbi 24.500 viktima.

Për këtë arsye, vendi imponoi rregulla të rrepta kufizimi. Njerëzit lejoheshin të dilnin jashtë vetëm për të blerë ushqime dhe ilaçe.

Deri javën e shkuar ishte i vetmi vend në Europë që nuk i lejonte fëmijët të dilnin jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco