FOTO/Vajza e princ William dhe Kate mbush sot 5 vjeç, oborri mbretëror publikon foto të vajzës duke bërë bamirësi

FOTO/Vajza e princ William dhe Kate mbush sot 5 vjeç, oborri mbretëror publikon foto të vajzës duke bërë bamirësi

10:34, 02/05/2020
A+ Aa A-

Princesha e vogël e Cambridge, vajza e princ William dhe Kate Midleton festoi sot ditëlindjen e pestë.

Për të festuar ditëlindjen e saj, pallati Kensington ka publikuar foto të reja të Charlotte-s, teksa ajo ndihmonte prindërit të dërgonin makarona të bëra vetë në shtëpi te banorët e izoluar të Norfolk në fillim të kësaj jave.

Charlotte është një kopje e së ëmës jo vetëm  në pamje, por dhe në mënyrën si ajo pozon para kamerave me dinjitet, pavarësisht se është vetëm 5 vjeç.

E gjithë familja ndihmoi duke shpërndarë ushqimin e përgatitur nga stafi mbretëror. Rreth 1000 vakte u shpërndanë vetëm në javën e parë të fillimit të kësaj bamirësie dhe ajo ka tashmë 5 javë që operon.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco