Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

SHBA autorizon ilaçin kundër Ebolës për COVID-19, ekspertët: Por nuk është 'plumbi magjik'

SHBA autorizon ilaçin kundër Ebolës për COVID-19, ekspertët: Por nuk është 'plumbi magjik'

08:11, 02/05/2020
A+ Aa A-

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar përdorimin e ilaçit kundër Ebolës, “Remdesivir” për trajtimin e koronavirusit.

BBC njofton se autorizimi nënkupton se ilaçi antivirus tani mund të përdoret për njerëzit që janë shtruar në spital me Covid-19 në gjendje të të rëndë.

Një provë klinike e fundit tregoi se ilaçi ndihmoi në shkurtimin e kohës së rimëkëmbjes për njerëzit që ishin të sëmurë rëndë.

Por autorizimi me urgjencë nga FDA nuk është i njëjtë me aprovimin zyrtar, i cili kërkon një nivel më të lartë shqyrtimi.

Ekspertët kanë paralajmëruar gjithashtu se ilaçi - i cili u krijua fillimisht për të trajtuar  Ebolën dhe prodhohet nga një kompani farmaceutike Gilead - nuk duhet të shihet si një "plumb magjik" për koronavirusin.

Gjatë një takimi me Presidentin amerikan Donald Trump në Zyrën Oval, Shefi Ekzekutiv i “Galaadit|, Daniel O'Day, tha se autorizimi i FDA ishte një hap i parë i rëndësishëm. Kompania do të dhurojë 1.5 milion shishka të vogla të ilaçit, tha ai.

Komisioneri i FDA, Stephen Hahn gjithashtu tha në takim: "Është terapia e parë e autorizuar për Covid-19, kështu që ne me të vërtetë jemi krenarë që jemi pjesë e saj."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco