Në luftë me COVID-19/ Ushtria zvicerane përdor smartfonët për të luftuar Covid-19

Në luftë me COVID-19/ Ushtria zvicerane përdor smartfonët për të luftuar Covid-19

19:45, 01/05/2020
A+ Aa A-

Në luftën kundër koronavirusit, ushtarët zviceranë po përdorin smartfonët për të testuar një aplikacion të ri për gjurmimin e kontakteve, që mund të shmangë infektimin ndërkohë që mbron privatësinë e përdoruesve.

Aplikacioni përdor lidhjen Bluetooth ndërmjet dy pajisjeve për të aksesuar riskun e infektimit me Covid-19.

Zvicra shpreson të lançojë aplikacionin më 11 maj, të bazuar mbi një standard të zhvilluar nga kërkuesit në Lausanne dhe Zurich.

Qindra ushtarë nga baza ushtarake Chamblon afër Lausanne, u ofruan vullnetarisht të shkarkonin aplikacionin dhe më pas të vazhdojnë rutinën e tyre për 24 orët në vazhdim.

Nëse ato kalonin 15 minuta në largësi 2 metër afër njëri-tjetrit, informacioni regjistrohet në pajisjet e tyre dhe ato duhet të shkëmbejnë një kartë të dhënë nga kërkuesit që të dhënat të verifikohen.

Aplikacionet e bëjnë këtë në mënyrë të koduar dhe regjistrimet qëndrojnë në telefon, u shpreh Marcel Salathe, drejtor i laboratorit dixhital të epidemiologjisë në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Lausanne.

Nëse një person testohet pozitivisht, ato mund të ngarkojnë ID e tyre në sistem dhe më pas të gjithë aplikacionet e tjera mund të kontrollojnë nëse kanë qenë afër atij personi dhe më pas autoritetet shëndetësore ndërhyjnë në këtë mes, u shpreh Salathe.

Shpejtësia është vitale. Covid-19 mund të përhapet nga njerëzit pa pasur simptoma, duke e bërë të rëndësishme reagimin e shpejtë kur personat e testuar rezultojnë pozitivë dhe të paralajmërohen ata që kanë kontaktuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco