A ka vdekur Kim Jong un? I arratisuri nga Korea e Veriut bën deklaratën e fortë

A ka vdekur Kim Jong un? I arratisuri nga Korea e Veriut bën deklaratën e fortë

16:42, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një i arratisur nga Koreja e Veriut, në një prononcim të tijin, është shprehur ” 99% i sigurt” se lideri komunist Kim Jong Un ka vdekur.

Sipas Ji Seong-ho, Pyongyang mund ta japë lajmin e ndarjes së liderit nga jeta këtë fundjavë.

Seong-ho u shpreh për agjencinë koreano-jugore të lajmeve Yonhap se e kanë informuar që Kim ka vdekur fundjavën e shkuar pas një operacioni kardiovaskular.

Ai shton se motra e diktatorit, Kim Yo-jong është në radhë për të marrë postin e të vëllait, por shtoi se shteti në fjalë po përballet me një çështje të nderlikuar për momentin.

Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli dhe mungesa e tij është bërë shkak për një numër të madh spekullimesh rreth shëndetit të tij. Gjithsesi, Seouli and Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet se diktatori mund të jetë i sëmurë rëndë apo edhe i vdekur.

Ndërsa media shtetërore në Korenë e Veriut nuk ka dhënë ndonjë provë konkrete deri më tani se 'lideri suprem' është gjallë, përveç letrave të dërguara në emrin e tij.

Sipas shumë raportimeve, Kim Jong un iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një problemi me zemrën, por pa arritur të mbijetojë. Gjithësesi, nuk ka ende asgjë zyrtare...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco