Mjekët britanikë kthejnë mbrapsht ventilatorët kinezë, shkaktojnë dëme deri në vdekje të pacientëve

Mjekët britanikë kthejnë mbrapsht ventilatorët kinezë, shkaktojnë dëme deri në vdekje të pacientëve

15:20, 01/05/2020
A+ Aa A-

Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndarë frikën e tyre rreth 250 ventilatorëve të sjellë nga Kina dhe kanë kërkuar për ‘tërheqjen dhe zëvendësimin’ e tyre.

Ekspertë mjekësorë nga Sandwell dhe West Birmingham NHS Trust paralajmëruan se modeli Shangrila 510, i prodhuar nga firma kineze Beijing Aeonmed Co. Ltd., shkakton dëme të ndjeshme dhe madje edhe vdekje te pacientët nëse përdoret në një mjedis spitalor.

Në një letër të parë nga NBC News, mjekët tregojnë se si makineritë e frymëmarrjes, të cilat janë ndërtuar për ambulance dhe jo spitale, jo vetëm që kishin një furnizim problematik me oksigjen, por as nuk mund të pastroheshin siç duhet.

Për këtë arsye, Britani ka kërkuar që pajisjet të kthehen mbrapsht për tu zëvendësuar me të tjera të përshtatshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco