Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

A e ka virusi origjinën nga një laborator kinez?

A e ka virusi origjinën nga një laborator kinez?

15:01, 01/05/2020
A+ Aa A-

BILD

Presidenti amerikan, Donald Trump raportohet se ka prova se pandemia e koronës mund ta ketë origjinën në një laborator studimor kinez.

Kur u pyet nga një gazetar nëse kishte parë informacione që i jepnin atij një ‘nivel të lartë’ besimi në lidhje me këtë, Trump tha nga Shtëpia e Bardhë: “Po, unë kam”. Ai spekuloi se Kina mund ta ketë lëshuar virusin e koronës pas një ‘gabimi’ të tmerrshëm. Shërbimet e tij sekrete po e rishikojnë këtë mendim.

Presidenti amerikan iu referua Institutit të Virologjisë në qytetin kinez Wuhan, ku u regjistruan rastet e para në fund të vitit të shkuar. Kreu i laboratorit, Yuan Zhiming i hodhi poshtë në mënyrë kategorike akuzat.

Trump kritikoi përsëri udhëheqjen në Kinë, duke e akuzuar se nuk ishte në gjendje që ta kufizonte virusin brenda vendit. “Ata ose nuk ishin në gjendje ta bënin këtë, ose vendosën të mos e bënin, dhe bota po vuan kaq shumë,” tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Ai kritikoi gjithashtu Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të cilën e krahasoi me një agjenci PR-i për Kinën. “Ju nuk duhet të nxirrni justifikime për gabimet e tmerrshme. Duhet t’ju vijë turp”. Trump ka ngrirë për momentin financimet amerikane për OBSH për shkak të krizës së koronës.

Pas pyetjes, Trump nuk dëshironte të konfirmonte informacionin nga koordinatori i tij ekzekutiv i shërbimit sekret, Richard Grenell. Zyra e tij njoftoi të enjten se shërbimet sekrete, njësoj si shumica e shkencëtarëve, mendojnë se virusi korona është një patogjen natyral dhe jo i bërë nga njeriu apo i manipuluar gjenetikisht.

Trump tha se nuk e kishte parë njoftimin. Ka shumë teori dhe SHBA po hetojnë për origjinën. “Ne do e zbulojmë”.

Në SHBA kohët e fundit janë përsëritur spekuliimet se virusi u lirua aksidentalisht nga punonjësi i laboratorit në Wuhan. Pandemia nisi në këtë metropol. Shumica e shkencëtarëve supozojnë se patogjeni në Kinë u përhap nga kafshët e infektuara te njerëzit dhe më pas me shpejtësi kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco