0.2: Ky numër do të vendosë për pushimet dhe lëvizjen

0.2: Ky numër do të vendosë për pushimet dhe lëvizjen

14:38, 01/05/2020
A+ Aa A-

Nga Alessandro Ferro, Il Giornale

Faza 2 pothuajse po mbërrin, numërimi mbrapsht për 4 majin ka nisur. Por nuk duhet të mendojmë për një lehtësim të mëtejshëm të masave kufizuese nëse R0, indeksi i infeksionit, nuk ka mbërritur në 0.2

Ky është kushti unik në të cilin mund të lejohet udhëtimi nga një rajon në tjetrin.

Një rrugë me faza

Në praktikë, kjo përkthehet në një numër shumë të ulët të rasteve të reja, praktikisht jo-ekzistues, ose ndryshe shumë të menaxhueshëm. Kjo është masa e vendosur nga qeveria dhe komiteti tekniko-shkencor që kushtëzon në mënyrë të pashmangshme sektorin e turizmit dhe pushimet e italianëve.

Ndërkohë, do të vazhdojmë me fazat: siç shkruan Corriere, e para është vendosur për 11 maj, një javë pas fillimit të fazës 2, kur secili rajon do të komunikojë të dhëna të azhornuara për përparimin e shtatë ditëve të para, duke kontrolluar nëse kurba është rritur, ka mbetur e pandryshuar apo ka zbritur më tej. Në këtë pikë do të vendoset nëse do të vazhdohet më tej, do ngadalësohemi apo do kthehemi mbrapa.

18 maj, hipoteza e ‘shtëpive të dyta’

Dy javë pas fazës 2, nëse nuk ka rritje të reja, do jetë e mundur të kalohet te transferimi te shtëpitë e dyta dhe vetëm brenda rajonit. Tani për tani mund të lëvizim vetëm për situata emergjente.

Zhvendosja mes rajoneve vetëm me 0.2

Siç parashikohet, mundësia e lëvizjes nga një rajon në tjetrin do të vlerësohet vetëm kur indeksi i infeksionit të jetë i barabartë me 0.2, dhe kjo mund të ndodhë pas shumë kohësh edhe pse drejtuesit e disa rajoneve jugore kanë vendosur të rihapin disa sektorë dhe po shqyrtojnë mundësinë e menaxhimit të sezonit veror. Ata thonë se duan të parandalojnë ardhjen e atyre që nuk janë rezidentë dhe jetojnë aktualisht në veri.

Pra, duhet të jemi të duruar nëse R0 nuk bie ndjeshëm. Edhe nëse R0 zbret në 0.2, rregullat duhen respektuar për të mos lejuar një rritje të kurbës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco