Australia mendon t’i lehtësojë kufizimet të premten tjetër

Australia mendon t’i lehtësojë kufizimet të premten tjetër

14:28, 01/05/2020
A+ Aa A-

Australia do të shqyrtojë të premten e ardhshme nëse do të pakësojë kufizimet e lëvizjes prej koronavirusin, pasi ritmi i rritjes së infeksioneve të reja po ngadalësohet, tha Kryeministri Scott Morrison të premten pas një takimi të kabinetit kombëtar.

Morrison iu kërkoi australianëve të shkarkojnë një aplikacion që synon të gjurmojë kontaktet e pacientëve COVID-19, duke thënë se ishte parakusht për të relaksuar masat e kontrollit.

Australia ka raportuar rreth 6,700 raste me COVID-19 dhe 93 vdekje, dukshëm nën nivelin e raportuar në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Evropë. Rritja e infeksioneve të reja është ngadalësuar në më pak 0,5% në ditë, krahasuar me 25% një muaj më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco