Rritje e lehtë e numrit të vdekjeve ditore nga COVID-19 në Spanjë

Rritje e lehtë e numrit të vdekjeve ditore nga COVID-19 në Spanjë

13:20, 01/05/2020
A+ Aa A-

Spanja ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit të vdekjeve të reja nga COVID-19.

Spanja ka regjistruar 281 vdekje të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, krahasuar me 268 dje, ndërsa përgatitet për fazën e parë të strategjisë së daljes nga bllokimi, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 24.824.

Ndërkohë, Spanja regjistroi gjithsej 215,216 infeksione COVID-19 deri më tani me 1.781 persona të diagnostikuar me koronavirus që nga përditësimi i djeshëm, ndërsa 114.678 qytetarë u shëruan me sukses nga infeksioni që nga fillimi i shpërthimit.

Të shtunën të gjitha moshat do të lejohen të realizojnë ushtrime për herë të parë në shtatë javë, një javë pasi fëmijët u lejuan të luanin nëse shoqërohen nga një i rritur.

Për të shmangur mbipopullimin, disa afate kohore janë ndarë për të moshuarit, njerëzit me fëmijë dhe të gjithë të tjerët.

Barcelona ka hapur gjysmën e parqeve të saj dhe ka mbyllur 44 rrugë për trafik në mënyrë që të lehtësojë distancimin shoqëror.

Rajoni i Madridit do të monitorojë dy milionë telefona celularë për të parë se si janë duke shkuar lehtësimi i masave të kufizimit të lëvizjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco