Trump do të largohet për pak nga Shtëpia e Bardhë, pas një muaji luftë me pandeminë

Trump do të largohet për pak nga Shtëpia e Bardhë, pas një muaji luftë me pandeminë

12:00, 01/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Donald Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë të premten për herë të parë pas një muaji.

Ai do të udhëtojë 40 km për në Camp David të premten në mbrëmje, sipas një programi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Programi nuk tregonte se sa kohë do të qëndronte Trump në Camp David.

Trump ka mbajtur konferenca ë rregullta shtypi në Shtëpinë e Bardhë për të nxjerrë në pah përpjekjet e administratës së tij për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Udhëtimi i fundit i Trump larg Shtëpisë së Bardhë ishte në 28 mars në Norfolk, Virxhinia, ku ai i dha lamtumirën anijes spitalore të Marinës, që lundroi për në Neë York City për të ndihmuar në uljen e fluksit në spitalet civile.

Trump, i cili përballet me rizgjedhjen në nëntor, tha të mërkurën se ai do të vizitojë Arizonën javën tjetër lidhur me industrinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco