A do e pengojë më shumë ‘koronafobia’ ekonominë?

A do e pengojë më shumë ‘koronafobia’ ekonominë?

11:06, 01/05/2020
A+ Aa A-

Prej ditësh, disa dyqane në vend i janë rikthyer punës. Megjithatë, raportimet e shumta flasin se klientët janë shumë të pakët dhe xhiroja ditore është e ulët.

Madje ka pasur raportime se disa dyqane nuk po i hapin dyert, edhe pse lejohen të vazhdojnë punën.

Ekspertët druhen se ‘koronafobia’ do të pengojë ekonominë që të marrë vrull edhe pasi të hiqen masat e kufizimit.

Sipas Daily Mail, 61 përqind e britanikëve thonë se janë shumë nervozë për të dalë nëpër bare dhe restorante, edhe nëse hiqen masat e kufizimit.

Frika e madhe do vazhdojë t’i mbajë njerëzit nëpër shtëpi, raporton gazeta.

Ndërkohë, ekonomistët kanë parashikuar se pas kësaj periudhe bllokimi, ekonomia mund të marrë hov menjëherë. A do bëhet realitet ky parashikim? Mbetet të shihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco