Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Shefi i inteligjencës: Kim Jong-un është sëmurë, po bëhen plane...

Shefi i inteligjencës: Kim Jong-un është sëmurë, po bëhen plane...

10:59, 01/05/2020
A+ Aa A-

Kim Jong-un është sëmurë dhe Koreja e Veriut po bën plane në rast se ai ndërron jetë.

Kështu ka deklaruar shefi i inteligjencës së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng. Ai nuk komentoi gjatë për mediat, por tha se thjesht se lideri suprem është i sëmurë.

Ai u bë i pari drejtues inteligjence që spekulon për shëndetin e liderit koreano-verior.

Akoma nuk ka shumë detaje për gjendjen e tij, por prej ditësh mediat spekulojnë se ai ka vdekur për shkak të një operacioni në zemër, që nuk ka shkuar mirë.

Mediat kanë raportuar se mjeku që e ka operuar, ka dalë nga salla e operacionit me duart që i dridheshin.

Prej 11 prillit, lideri komunist nuk ka dalë në publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco