1 milion të shëruar/ Cilat vende kanë numrin më të lartë?

1 milion të shëruar/ Cilat vende kanë numrin më të lartë?

10:47, 01/05/2020
A+ Aa A-

BBC

Më herët u raportuam se numri i personave që janë shëruar nga virusi i ka kaluar 1 milion, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins në SHBA.

Më poshtë janë vendet që kanë regjistruar numrin më të lartë të të shëruarve.

SHBA ka numrin më të lartë të të shëruarve, por po ashtu ka edhe numrin më të lartë të rasteve.

SHBA- 153.947 të shëruar (1.070.026 raste)

Gjermania- 123.500 të shëruar (163.009 raste)

Spanja- 112.050 të shëruar (213.435 raste)

Kina- 78.523 të shëruar (83.956 raste)

Italia- 75.945 të shëruar (205.463 raste)

Por këto të dhëna kanë një problem.

E para, ato nuk llogarisin numrin e vërtetë të njerëzve që janë shëruar, por për shkak të infeksioneve të shumta të buta, nuk janë regjistruar. Shkalla e testimit po ashtu ndryshon ndjeshëm mes shteteve.

Vende të ndryshme po ashtu mund të regjistrojnë të dhëna të ndryshme për mënyrën e shërimit.

Thënë kjo, John Hopkins thotë se në total janë 1.014.931 të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën. Megjithatë kjo duket se e nënvlerëson ndjeshëm shifrën e vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco