BBC ka raportuar se në Los Angeles të SHBA ka nisur aplikimi i një strategjie të re, në lidhje me përballjen me epideminë e koronavirusit. Pas shembujve të suksesshëm në disa vende të botës si Koreja e Jugut dhe Gjermania me bërjen masive të testimeve, kryebashkiaku i LA, Eric Garcetti, ka njoftuar menjëherë pasi u mësua rritja më e madhe ditore e të infektuarve, se që nga këtej e tutje testimi do të jetë falas dhe do kryhet për të gjithë banorët.
Deri më tani ndiqej strategjia e testimit të personave me simptoma, ndërkohë që aktualisht konteja e Los Angeles numëron 48 000 të prekur dhe 1900 të vdekur nga COVID-19. Shteti i Kalifornisë ka vendosur gjithashtu edhe mbylljen e plazheve, por vendimi nuk është respektuar nga shumë banorë.
© SYRI.net