‘Johnson ka mbetur i frikësuar nga beteja me koronavirusin’

‘Johnson ka mbetur i frikësuar nga beteja me koronavirusin’

10:58, 21/04/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe po peshon mundësinë që të rikthehet në normalitet pasi kurba e virusit duket se ka nisur të sheshohet.

Por pikërisht ai që fliste për imunitetin e tufës dhe që hezitoi fillimisht të mbyllte Britaninë e Madhe, tani duket më i frikësuari. Bëhet fjalë për kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Daily Mail shkruan se deputetët konservatorë sugjerojnë se kryeministri është i frikësuar pasi u përball me koronavirusin vdekjeprurës. Kjo ka bërë që ai të hezitojë për të hedhur hapat e parë drejt lehtësimit të kufizimit.

Presioni për daljen nga izolimi po shtohet për shkak se kriza ekonomike po thellohet dhe mund të jetë shumë e rëndë. Megjithatë në grupin e deputetëve konservatorë kanë nisur ndarjet në këtë drejtim. Disa kërkojnë që të nxitohet, të tjerë me në krye Johnson hezitojnë.

Kryeministri druhet se vendi do goditet nga një valë e dytë infeksionesh.

Johnson u bë politikani më i rëndësishëm që u prek nga koronavirusi. Beteja e tij zgjati dy javë dhe pati raportime se ai rrezikoi edhe jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco