‘Një plan sekret që nga janari, tepër i frikshëm për publikim’

‘Një plan sekret që nga janari, tepër i frikshëm për publikim’

10:39, 21/04/2020
A+ Aa A-

Nga Monica Guerzoni, Corriere della Sera

Një plan kombëtar urgjence për të luftuar koronavirusin doli nga Ministria e Shëndetësisë në janar. Udhëzimet që frymëzuan zgjedhjen e qeverisë janë shkruar në ato faqe. Dokumenti përmban tre skenarë për Italinë, njëri prej tyre është shumë dramatik për t’u zbuluar pa shkaktuar panik në mesin e qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse plani është mbajtur sekret.

Nëse parashikimi më i errët nuk është materializuar, kjo është për shkak se qeveria zgjodhi, ndonëse gradualisht, të mbyllë dyert e vendit dhe të imponojë distancimin social. Ky është shpjegimi që vjen nga teknicienët e Ministrisë së Shëndetësisë pas një investigimi nga Corriere, që rindërtoi një muaj me vonë menaxhimin e emergjencës. “Nuk kishte asnjë hendek në vendimmarrje,” përgjigjet Andrea Urbani, menaxher i përgjithshëm i planifikimit shëndetësor. “Që në janar, ne patëm gati një plan sekret dhe e ndoqëm atë. Linja ishte që të mos frikësohej popullsia dhe të punohej për të kufizuar infeksionin”.

Pse atëherë u sulmua kaq dhunshëm Lombardia nga virusi? “Gjithmonë mund të bësh më mirë, por ne u goditëm nga një cunami, që kapi fillimisht Italinë si vendin e parë në Europë”.

A ishin mbylljet të vonuara? “Një bllokim i menjëhershëm do kishte qenë më mirë,” pranon Urbani. “Por atëherë kishte vetëm dy qytetarë kinezë dhe u vendos që zgjedhja të ishte proporcionale. Kini kujdes megjithatë. Siç është thënë nga Imperial College, nëse qeveria nuk do kishte miratuar zonat e kuqe dhe masat e tjera të kontrollit, Italia do t kishte mes 600 mijë dhe 800 mijë të vdekur”.

Shifra befasuee, të papërmbajtshme për çdo sistem kombëtar shëndetësor. Dhe ky ishte parashikim tragjik në janar që e bindi ministrin Roberto Speranza dhe Komitetin Shkencor Teknik që të mos e publikonin dokumentin, duke ngritur një grup pune kundër virusit. Në dritën e atyre faqeve, të rrethuara me të kuqe, shpjegohet: ‘Subjekti: pneumoni me etiologji të panjohur- Kina’. Në aty dy faqe, raportohen edhe simptomat klinike të 44 rasteve të para në Wuhan: temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe lezion invaziv në dy mushkëritë. Në fund të qarkores jepen edhe rekomandimet e OBSH, të cilat sot tingëllojnë thellësisht dramatike: “OBSH rekomandon që të shmangen kufizimet e udhëtimit dhe tregtisë me Kinën, bazuar në informacionet që janë aktualisht të disponueshme për këtë ngjarje”. Më 30 janar, qeveria italiane ndaloi fluturimet me Kinën.

“Në fillim na tallën,” kujton Urbani. “Më pas na ndoqën, përfshi Francën dhe Britaninë e Madhe”. Sa për vonesat në blerjen e ventilatorëve, Ministria e Shëndetësisë e justifikon veten duke thënë se blerja e pajisjeve varet nga rajonet. Sipas tyre, në 25 ditë qeveria e dyfishoi kujdesin intensiv, nga 5179 në 9200 shtretër. Tani që kurba po bie, përpjekjet e qeverisë janë përqendruar në rrezikun e një vale të dytë. Në fund të muajit do ketë gati një dekret që do përmbajë strategjinë për të forcuar reagimin në spital dhe administrimin e zonave më të prekurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco