Danimarka do të lejojë mitingjet deri me 500 persona nga maji Tendë testimi për COVID-19 në Aarhus, Danimarkë, 20 prill

Danimarka do të lejojë mitingjet deri me 500 persona nga maji

09:37, 21/04/2020
A+ Aa A-

Kopenhagen - Danimarka do të rrisë numrin maksimal të njerëzve që lejohen të takohen në publik nga 10 që është sot limiti në 500 persona.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga data 10 maj, raportoi të martën televizioni TV2 duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Kufiri i ri i pjesëmarrjes në mitingje do të jetë në fuqi deri më 1 shtator të këtij viti, tha TV2.

Kufizimet e grumbullimit të njerëzve u ndaluan prej pandemisë së koronavirusit, e cila i bëri të detyrueshme masat për distancim social kudo në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco