A po vdes Kim Jong-un? Koreja e Jugut mohon raportimet

A po vdes Kim Jong-un? Koreja e Jugut mohon raportimet

09:30, 21/04/2020
A+ Aa A-

Një tjetër lajm arriti të dominojë faqet e para të medieve sot në botë, duke spostuar për disa momente çështjen e koronavirusit.

Në shumë media u raportua se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është sëmurë rëndë dhe në pallatin e pushtetit ka nisur një betejë për zëvendësimin e tij. U tha se motra e tij është më afër ‘fronit’.

Por Koreja e Jugut ka mohuar raportimet se Kim Jong-un është sëmurë rëndë pas një operacioni në zemër. Pallati presidencial në Seul tha se nuk ka të dhëna që të tregojnë se 36-vjecari është rëndë.

Spekulimet nisën pasi Kim Jong-un mungoi në festimet për ditëlindjen e të atit më 1 prill. Kjo është një ngjarje e rëndësishme dhe Kim Jong-un nuk ka munguar ndonjëherë. Mungesa e tij ngjalli spekulime të shumta se ai është sëmurë, se ka kaluar në vdekje klinike, etj.

Vazhdimisht ka pasur raportime se Kim Jong-un nuk është në shëndet të mirë për shkak se është obez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco