Presidenti meksikan u thotë karteleve të drogës: Mos shpërndani ndihma, më mirë jepini fund krimeve Një punonjëse e firmës së veshjeve

Presidenti meksikan u thotë karteleve të drogës: Mos shpërndani ndihma, më mirë jepini fund krimeve

08:19, 21/04/2020
A+ Aa A-
Presidenti i Meksikës iu vërsul bandave të drogës të hënën, duke u thënë atyre që t'i jepnin fund krimit në vend që të shpërndanin pako me ushqime, pasi disa raporte në të gjithë vendin se "narkot" e armatosura po shpërndanin pako ushqimore ku kishin stampuar logot e kartelit.

Duke iu imponuar kriminelëve që të sillen më mirë, Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi se pakot e ndihmave të mbushura me produkte bazë ushqimore dhe  pastrimi nuk janë të dobishme.

"Këto organizata kriminale janë parë duke shpërndarë pako, por kjo nuk është e dobishme. Ajo që i ndihmon ata njerëz është të ndalojnë veprimet e tyre të këqija, "u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.

Presidenti i majtë, i cili ka mbrojtur një qasje më pak konfrontuese sesa paraardhësit e tij për të zbutur dhunën e karteleve, tha që anëtarët e bandave duhet të përmbahen nga dëmtimi i të tjerëve dhe në vend të kësaj të mendojnë për vuajtjet që u shkaktojnë familjeve të tyre dhe nënave të viktimave të tyre.

Meksika shënoi një rekord vrasjesh prej 34.582 të vdekurish gjatë vitit të parë në detyrë të Lopez Obrador në vitin 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco