Spanja e dyta në botë pas SHBA-së/ Konfirmohen mbi 200 mijë të infektuar

Spanja e dyta në botë pas SHBA-së/ Konfirmohen mbi 200 mijë të infektuar

19:34, 20/04/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi i ri ka infektuar më shumë se 200,000 njerëz në Spanjë, megjithëse përhapja e sëmundjes po ngadalësohet, thanë zyrtarët të hënën, pasi Gjykata Supreme urdhëroi qeverinë të garantojë që punonjësit e mjekësisë të marrin pajisje adekuate mbrojtëse.

Me 200,210 infeksione të regjistruara, Spanja është e dyta vetëm pas Shteteve të Bashkuara për sa i përket rasteve të konfirmuara, sipas të dhënave të Reuters.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi u rrit në 20 852 pasi 399 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit.

Por Shefi i Emergjencave Shëndetësore, Fernando Simon tha në një konferencë për shtyp se shkalla e infeksioneve të reja vazhdon të bjerë megjithë një rritje të testimit, duke sugjeruar se përhapja e përgjithshme e sëmundjes mund të jetë më e ulët se sa pritej në popullatë.

"Për fat të mirë, dukuria po bie shumë, madje edhe më shumë sesa kishim menduar," tha ai.

Në rajonin verior të Baskëve, një qendër e hershme e shpërthimit, punëtorja e ambulancës Marisa Arguello de Paula tha që ajo kishte vërejtur se pacientët e saj dukeshin përgjithësisht më të qetë pasi situata u përmirësua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco