Ndotja e lartë e ajerit/ OBSH ngre alarmin: Katalizator për më shumë vdekje nga Covid-19

Ndotja e lartë e ajerit/ OBSH ngre alarmin: Katalizator për më shumë vdekje nga Covid-19

19:25, 20/04/2020
A+ Aa A-

Sipas dy studimeve të kryera, nivelet e larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjeve nga Covid-19.

Në bazë të këtyre studimeve, Dr. Maria Neira, pjestare e OBSH-së, duke folur për BBC i ka bërë jehonë këtyre fakteve.  

Dr. Neira tha se vendet me nivele të larta ndotjeje, shumë prej tyre në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, duhet të përmirësojnë përgatitjet e tyre përballë luftës me këtë koronavirus të ri.

Ata persona që kanë pasur më parë probleme themelore të lidhura me ndotjen kanë zhvilluar simptoma të rënda të Covid-19 në vendet me nivele të larta ndotje. Por profesionistët e mjekësisë thonë se është shumë herët për të provuar një lidhje direkte.

“Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar në të dhënat tona për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone në mënyrë që ata të mund të përgatisin planin e tyre të përgjigjes epidemike në përputhje me rrethanat,” tha Dr Neira.

Një studim amerikan sugjeron që niveli i vdekjeve si pasojë e Covid-19 rritet me rreth 15% në zona që kanë nivele të larta të ndotjes.

Studimi i Harvardit nuk është shqyrtuar ende nga studiuesit, por kryetari i Universitetit Ludwig Maximilian të Mynihut tha se ndotja e ajrit është e lidhur me rrezikun e shtuar të vdekjes nga Covid-19 .

“Është një nga studimet e para që vërteton dyshimin tonë dhe hipotezën se ashpërsia e infeksionit Covid-19 mund të shtohet nga ndotja e ajrit”, tha ajo.

Ndërkohë, në Filipine, Cesar Bugaoisan, nga Shoqata për Mjekët e Kujdesit të Frymëmarrjes, tha: “Në të dhënat tona paraprake, pothuajse të gjithë individët e vdekur në vend nga koronavirusi kishin sëmundje të mëparshme, shumica prej tyre ishin të lidhura me ndotjen e ajrit”.

Ndotja e ajrit tashmë vret rreth shtatë milion njerëz çdo vit, thotë OBSH.                            

Dhe më shumë se 90% e popullsisë së botës jetojnë në vende ku ndotja e ajrit tejkalon kufijtë e lejuar, kryesisht në vendet e varfëra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco