Qeveri me bazë të gjerë/ Netanyahu dhe Gantz firmosin marrëveshjen e unitetit

Qeveri me bazë të gjerë/ Netanyahu dhe Gantz firmosin marrëveshjen e unitetit

19:05, 20/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij për zgjedhjet Benny Gantz, nënshkruan një marrëveshje të hënën për të formuar një qeveri koalicioni urgjent, pas një viti bllokim politik.

Partia e djathtë e Likud e Netanyahut dhe Partia Blu dhe Bardhë e Gantz, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ata kishin nënshkruar një marrëveshje uniteti, e cila pason zgjedhjet në prill dhe shtator 2019 dhe më 2 mars, në të cilën asnjëra prej tyre nuk fitoi një shumicë qeverisëse në parlament, raporton Reuters.

Mediat izraelite raportuan se si kryeministër do mandatohet Netanyahu, duke qënë se doli i pari në zgjedhjet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco