I druheshin përhapjes në Jug, por Napoli e ka 0 numrin e infektimeve dhe vdekjeve në 24 orët e fundit

I druheshin përhapjes në Jug, por Napoli e ka 0 numrin e infektimeve dhe vdekjeve në 24 orët e fundit

18:47, 20/04/2020
A+ Aa A-

Shumë ekspertë i frikësoheshin një përhapje të madhe të virusit edhe në Jug të Italisë, por lajmet që vijnë sot nga Napoli janë me të vërtetë shumë shpresëdhënëse.

Sipas asaj që raporton "Repubblica", gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për asnjë të infektuar të ri.

Epiqendra e rajonit numëron deri 833 të infektuar dhe 52 viktima, por ditët e fundit numri po ulet me ritme të shpejta duke bërë që numri i infektimeve të reja të jetë 0.

Ndërkohë është rritur edhe numri i të sëmurëve duke arritur 153.

Në total, Italia deri tani numëron 181,228 të infektuar dhe 24,114 viktima, ndërsa Lombardia vijon të jetë rajoni më i goditur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco