Origjina e COVID-19/ Kancelarja Merkel apel Kinës për transparencë të plotë

Origjina e COVID-19/ Kancelarja Merkel apel Kinës për transparencë të plotë

18:39, 20/04/2020
A+ Aa A-

Në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, kancelarja Angela Mekel u ka kërkuar autoriteteve kineze transparencë të plotë.

Ditën e sotme, në një konferencë për shtyp Merkel shprehet se sa më shumë që qeveria kineze të tregojë transparencë, aq më mirë do të ishte dhe për globin.

Prej disa javësh, SHBA dhe shumë shtete të tjera perëndimore akuzojnë Kinën për mënyrën e menaxhimit të situatës së koronavirusit.

Laboratori i tipit P-4 në Wuhan mbetet dhe shënjestra numër një e mediave në ShBA të cilët e konsiderojnë si origjina e koronavirusit të ri.

Edhe Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur dyshimet e tij për strategjinë e ndjekur nga Kina që prej fillimit të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco