Boshatiset Urgjenca e Bergamos, hera e parë pas një muaji e gjysmë

Boshatiset Urgjenca e Bergamos, hera e parë pas një muaji e gjysmë

17:33, 20/04/2020
A+ Aa A-

Duket e pabesueshme, por Italia vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi duket se po ja del të fitojë.

Sipas mediave italiane, spitali i Papa Giovanni XXIII në Bergamo për herë të parë pas një muaji janë bosh, korridoret janë të lira, ndërsa salla e pritjes është totalisht e qetë.

Pas më shumë se dy muajsh nuk shihen më barela apo bombula oksigjeni dhe nuk turma me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital.

"Rikthehemi të marrim frymë. Drita po bëhet gjithmonë e më e fortë. Pas një periudhe zjarri po kthehemi në një situatë thuajse normale", thonë nga stafi i spitalit.

Lajmi për zbrazjen e spitalit të Bergamos vjen pas videos emocionuese të mjekëve  në Milano të cilët treguan se një repart për Covid-19 u mbyll sepse numri i pacientëve që e kishin të nevojshëm shtrimin në spital u ul ndjeshëm.

Pavarësisht se kanë humbur jetën mbi 23 mijë persona, duket sikur gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas SHBA-ve, ku deri më tani numëron  23,660 persona të vdekur  dhe 178,972 të tjerë të infektuar nga  virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco