Mungesa e transparencës/ Australia: Hetim ndërkombëtar për origjinën e COVID-19

Mungesa e transparencës/ Australia: Hetim ndërkombëtar për origjinën e COVID-19

17:28, 20/04/2020
A+ Aa A-

Prej mungesës së transparencës nga autoritetet kineze, Australia kërkon hetime ndërkombëtare për origjinën e koronavirusit i cili shpërtheu në dhjetor në Kinë.

Kërkesa është konfirmuar nga ministrja e jashtme e cila foli sidomos për menaxhimin e emergjencës dhe transparencës për atë që ka ndodhur.

Australia lëviz kështu në t ë njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket pandemisë së Kovid 19. Presidenti amerikan Donald Trump disa herë ka sulmuar Pekinin për numrin real të të infektuarve dhe viktimave në Kinë.

Australia këmbëngul se është e domosdoshme që të hetohet rreth mënyrës se si është përhapur koronavirusi në botë.

Ministrja e jashtme australiane shpjegoi se duhet organizuar një takim ku vendet pjesëmarrëse të jenë transparente dhe të impenjohen në procedura që do të garantojnë një mekanizëm analizimi në të cilin komuniteti ndërkombëtar mund të ketë besim.

Ajo u shpreh se Kina duhet të bashkëpunojë dhe se Australia do të këmbëngulë në këtë pikë.

Një analizë e pavarur për atë që ka ndodhur për të sqaruar cfarë nuk ka funksionuar në menaxhimin e krizës. Një hetim i cili është nisur tashmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u përqendruar në atë që ka ndodhur në Wuhan.

Senatori republikan Dejvid Houlej propozi krijimin e një komisioni ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA dhe u kërkoi familjarëve të vitkimave të koronavirus që të hedhin në gjyq qeverinë kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco