COVID-19/ Infektohen 138 azilkërkues në Portugali

COVID-19/ Infektohen 138 azilkërkues në Portugali

16:53, 20/04/2020
A+ Aa A-

Në Lisbonë të Portugalisë, mediat bëjnë me dije se 138 azilkërkues të cilët iu nënshtruan testit, rezultuan pozitiv me COVID-19.

Anëtari i Këshillit të Qytetit, Carlos Castro pohoi se vetëm 37 persona rezultuan negativ, të cilët do të kthehen përsëri në vendin ku kanë qenë të strehuar më herët.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u dhënë siguri këtyre njerëzve dhe të gjithë banorëve të lagjes”, pohoi Castro.

Ndërkohë deri më tani në Portugali kanë humbur jetën nga koronavirusi 735 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 20 863 persona.

Ndërkohë deri në 4 maj vendi do të ndodhet në shtetrrethim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco