Hetim Kinës për koronavirusin, ja çfarë mendojnë britanikët

Hetim Kinës për koronavirusin, ja çfarë mendojnë britanikët

13:38, 20/04/2020
A+ Aa A-

Përhapja e frikshme e koronavirusit që u shfaq për hërë të parë në Kinë ka shtuar shumë zërat përendimorë se duhet një hetim për të nxjerrë fajsinë e shtetit ku shpërtheu virusi i tmerrshëm.

Shumica e britanikëve kanë thënë se kryeministri i tyre, Boris Johnson, duhet të kërkojë hetim ndërkombëtar për menaxhimin që Kina ia ka bërë koronavirusit në fazat e para të përhapjes.

Më shumë se 80 për qind e banorëve të Britanisë dëshirojnë që qeveria e tyre ta detyrojë Pekinin të përballet me hetime në lidhje me atë që ka ndodhur. Anketa u krye nga organizata “Henry Jackson Society”.

Sipas kësaj akete, shtatëdhjetë për qind e të anketuarve besojnë se ministrat duhet të përpiqen që të marrin masa ligjore kundër qeverisë kineze, nëse zbulohet se ky shtet e ka shkelur ligjin ndërkombëtar, shkruan “Daily Mail”.

Ky rezultat erdhi në kohën kur deputetët konservatorë janë treguar të zemëruar me veprimet e shtetit komunist. Pekini vazhdimisht është dyshuar për mashtrim me numrin e të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se Kina duhet të japë përgjegjësi, nëse ka qenë përgjegjëse në mënyrë të vetëdijshme për situatën e krijuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco