Greqi, refugjatja shtatzënë rezulton e infektuar me koronavirus

Greqi, refugjatja shtatzënë rezulton e infektuar me koronavirus

13:35, 20/04/2020
A+ Aa A-

Një azilkërkuese që jeton në një institucion grek refugjatësh ka testuar e infektuar me koronavirus, u bë e ditur të hënën. Pacientja, e identifikuar si një grua 28-vjeçare nga Somalia e cila është gjashtë muajshe shtatzënë, jeton në një institucion pritjeje në Kranidi në Peloponez. Ajo u testua gjatë një vizite në spitalin e Nafplio të dielën.

Gruaja raportohet se është asimptomatike dhe është vendosur nën karantinë në objekt, një hotel me qira nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Hoteli strehon gjithsej 470 azilkërkues, të cilët vijnë nga Afrika sub-sahariane.

Hoteli ka qenë nën karantinë që prej ditës së enjte, si masë paraprake pasi një punëtore femër testoi pozitive për Covid-19. Raportet thanë se punëtorja nuk kishte qenë në hotel për 12 ditë.

Autoritetet shëndetësore po gjurmojnë të gjithë njerëzit që potencialisht ishin ekspozuar ndaj virusit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco