COVID-19: disa sirianë preferojnë shtëpitë e rrënuara se sa kampet plot me njerëz

COVID-19: disa sirianë preferojnë shtëpitë e rrënuara se sa kampet plot me njerëz

13:22, 20/04/2020
A+ Aa A-

Nairab, Idlib, Siri -  Shtëpia e Taher al-Matar në veri-perëndim të Sirisë është një rrënojë por ai është rikthyer për të jetuar atje gjithsesi, i nxitur nga kushtet e tmerrshme në kampe për personat e zhvendosur, ku ai ka frikë se ndonjë shpërthim i koronavirusit do të ishte shkatërrues.

Edhe pse e shqetëson se një armëpushim i brishtë në rajonin e Idlib mund të mos zgjasë, babai sirian po pastron rrënojat nga ajo që ka mbetur nga shtëpia e tij ndërsa kërkon të gjejë predhat e pashpërthyera që mund të kenë rënë në ofensivën e fundit të qeverisë.

"Eshtë më mirë sesa të jetosh në kampe. Ne ishim atje dhe jetuam me poshtërim, " tha Matar, 42 vjeç, për Reuters në qytetin Nairab, ku shtëpia e tij që gjendte afër një territori që ndan frontin e mbajtur nga rebelët - nga forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia, ishte shkatërruar nga një raketë tre muaj më parë.

"Ata na thonë të qëndrojmë brenda për shkak të koronës ... por në kampe, çadrat janë afër njëri-tjetrit dhe njerëzit nuk mund ta mbajnë distancën midis tyre."

Matar dëshiron ta kalojë muajin e shenjtë të Ramazanit me gjashtë fëmijët e tij në shtëpi. "Lavdëruar Zotit, i nxora ata të pacenuar," tha ai. "Tani po bëj riparime me duart e mia sepse nuk kam para."

Ashtu si Matar, mijëra sirianë kanë filluar të kthehen në rajonin e Idlib që kur një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia hyri në fuqi në mars, duke ndaluar një sulm në kështjellën e fundit të rebelëve të mbetur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco