Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Koronavirusi u merr jetën 137 mjekëve në Itali

Koronavirusi u merr jetën 137 mjekëve në Itali

12:51, 20/04/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi merr 137 jetë mjekësh në Itali, qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit. Gjashtë viktima të tjera, mes bluzave të bardha prej Covid-19, u raportua paraditen e sotme nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut (Fnomceo).

Viktimat e fundit janë pediatrja Carmela Laino, Nicola Cocucci, mjek ligjor, Alessandro Preda, mjek familjeje, Italo D’Avossa, virolog dhe imunolog, Renato Pavero, mjek urgjence, Antonio Lerose, mjek ORL, njoftoi albinfo.ch.

Në total në Itali numri i viktimave ka shkuar në 23.660, ndërsa i të infektuarve në 178.972.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco